![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Presidentja-Osmani-priti-ne-takim-Auditoren-e-Pergjithshme-znj.-Vlora-Spanca_1-scaled.jpg)
Osmani priti në takim auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim auditoren e përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.
“Presidentja Osmani i ka uruar detyrën znj. Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet”, është thënë në njoftimin për medie nga zyra e Osmanit, duke u shtuar se Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së. Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.