![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/osamni.jpg)
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha
11 shkurt 2021
| 11:30
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Osmani ka falënderuar ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.
Osmani ka theksuar se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e integrimeve euroatlantike.
Palët diskutuan edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë.