Osmani priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së BE-së në Kosovë

23 korrik 2020 | 10:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Osmani e ka uruar Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

Më tutje, kryeparlamentarja Osmani ka thënë se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme.

Në mesin e tyre, kryetarja ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në fund, Osmani i ka uruar Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19 janë dorëzuar…