Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Luksemburgut
Ushtruesja e detyrë s së presidentit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Ajo e ka uruar u.d. presidenten Osmani për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe është shprehur e kënaqur me inicimin e procedurave për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke potencuar rëndësinë e krijimit të tyre në funksion të stabilitetit institucional dhe qeverisjes së mirë.
Në këtë takim, Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të vazhduar partneritetin mes Luksemburgut dhe Republikës së Kosovës, duke e avancuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet të të dy shteteve.
Nga ana tjetër, u.d. presidentja Osmani ka falënderuar Luksemburgun për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e shëndetësisë.
Ajo ka theksuar domosdoshmërinë e menaxhimit dhe luftimit të pandemisë, duke kërkuar që Republika e Kosovës të përkrahet në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës anti-Covid.
Osmani, po ashtu ka konfirmuar përkushtimin e saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me shtetin e Luksemburgut, duke theksuar se Republika e Kosovës do të jetë partner i besueshëm që synon edhe më tej thellimin e raporteve me Luksemburgun në të gjitha fushat