Osmani: Projekti ‘Solar4Kosovo’ do të reduktojë 44 mijë tonë CO₂ në vit

06 shkurt 2025 | 08:24

Projekti “Solar4Kosovo” do të reduktojë 44 mijë tonë emetime të dioksidi të karbonit (CO₂) në vit, duke e çuar Prishtinën një hap më pranë objektivit për një qytet më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, raporton Ekonomia Online.

Ky kursim i ndotjes mjedisore vjen si rezultat i një investimi në energjinë diellore termale, projekt ky që po zbatohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor dhe renditet i dyti për nga kapaciteti pas një projekti të ngjashëm në Danimarkë.

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka konfirmuar për Ekonomia Online se ka filluar procedura e parakualifikimit dhe shpallja e tenderit publik ndërkombëtar për fazën e parë të këtij projekti.

Sipas Osmanit, faza e parë e projektit përfshin tre komponentë kryesorë, bazenin e ujit për ngrohjen e qytetarëve, kolektorët termalë dhe pompën termike.

“Kemi filluar zyrtarisht edhe inicimin e procedurës se parakualifikimit dhe kemi bërë shpalljen e tenderit publik ndërkombëtar për fillimin e projektit “Solar4Kosovo”, fazën e parë të tij për shkak se siç dihet projekti i ka dy faza. Faza e parë është implementimi i instalimit të impiantit termik, në të cilin përfshihen tri komponentë. Pjesa e bazenit, ose pjesa ku do të vendoset uji përmes të cilit do të ngrohen qytetarët në Prishtinë. Pjesa e kolektorëve termal edhe pjesa e pompës termike, të tri këto janë pjesë e komponentës së parë të projektit. Përmes projektit të solarëve termal në Prishtinë, Prishtina si kryeqytet po vendoset në hartën e qyteteve të gjelbërta duke vendosur këtu edhe shtetin e Kosovës, për shkak se duhet të kujtojmë se po flasim për një projekt i cili po implementohet për herë të parë si i tillë në Ballkanin Perëndimorë dhe është i dyti për nga kapaciteti pas të njëjtit që është në Danimarkë”, ka thënë ai.

Sipas Osmanit projekt do të mundësojë shtimin e 50 megavateve kapacitet termik, duke zgjeruar rrjetin e ngrohjes qendrore në lagjet Tophane, qytetin e vjetër, Lakërishta, Kalabria dhe Muhaxherët, duke përfshirë në sistem mbi 8,000 njësi banimi ose rreth 32,000 qytetarë.

“Ne do të marrim kapacitete termal 50 megavat shtesë, përmes së cilit do të përfitojnë mbi 8 mijë njësi të banimit, nëse i kthejmë në numër të qytetarëve atëherë po flasim për 32 mijë qytetar më tepër të cilët do të futen në sistem. Që është shuma e qytetarëve ose numri i qytetareve që kemi kyçur në dy vitet e fundit. Kemi qytetar të cilët do të përfitojnë në lagje Tophane, në pjesë e qytetit të Vjetër, do të ketë zgjerim në lagjen Lakërishta, natyrisht do të ketë zgjerim në lagjen Kalabria dhe në lagjen e Muhaxherëve. Ngrohtorja e qytetit përmes implementimit të këtij projekti po krijojnë impakt pozitiv në ambient, natyrisht do të ketë edhe kursim ambiental të CO₂, diku 44 mijë tonë CO₂ do të ketë kursim në bazë vjetore e që natyrisht Termokos përmes kësaj po e përmbush komponentë që ta bëjmë Prishtinë më të gjelbër edhe natyrisht të ketë impakt edhe në ambient”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai tha se projekti është një investim madhor me një vlerë totale rreth 80 milion euro, që do të financohet përmes një kombinimi të kredisë dhe donacioneve nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfË), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe fondet e ËBIF.

“Projekti ka një kosto relativisht të larët, është i siguruar investimi, investimi do të behët përmes kredisë dhe donacionit me Bankën Gjermane për Zhvillim, me EBRD përmes fondeve të ËBIF dhe ka kontribut vetanak, ne këtë rast është kontributi i komunës së Prishtinës edhe i vetë Termokosit. I tërë projekti zhvillohet në bazë të garancioneve shtetërore që ka dhënë qeveria e Kosovës. Shuma totale e projekti parashihet që të kaloj mbi 80 milion euro, ndërsa për pjesë e parë të cilën vetëm e kemi shpallur, e kalon mbi 60 milion euro, pjesën e dytë që nënkupton shtrimi i infrastrukturës, energjetike, termike të rrjetit do të shkoj diku rreth 25 milion euro. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë mund të filloj implementimi këtë vit, planifikohet që për tri vitet e ardhshme të përfundoj”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri sugjeron se gratë fillojnë të humbasin…