Osmani publikon foto me Orbanin, e falënderon për mirëpritjen
07 nëntor 2024
| 12:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Budapest, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Nga atje, ajo ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, të cilin e ka falënderuar për mirëpritjen.
“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Victor Orban për mirëpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.