Osmani publikon fotografi me presidentin Trump dhe Macron

08 dhjetor 2024 | 09:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’.

Gjatë kësaj ceremonie, Osmani ka pasur rastin të takohet me presidentin e SHBA-ve, Dondald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Osmani ka publikuar një fotografi përkrahë dy homologëve të saj, ku ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.

Kjo fotografi simbolizon mbështetjen e fuqishme për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën.

Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, vazhdon të punojë drejt integrimit të plotë në organizata ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet me vendet perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Faik Konica Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon…