Osmani pyetet në Pejë për zgjedhje të parakohshme, kjo është përgjigja e saj

01 qershor 2022 | 13:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët se si i komenton zërat që vendi mund të shkojë edhe një herë në zgjedhje qendrore.

Osmani ka thënë se nuk pret që të ketë zgjedhje në një kohë të shkurtë, pasi “sheh stabilitet politik në Kosovës, që nuk e ka parë që një kohë të gjatë”.

“Nuk i paskam dëgjuar zëra të tillë për mbajtje të afërta të zgjedhjeve, pasi shoh një stabilitet politik të Kosovës që nuk e kemi parë që një kohë të gjatë cili dëshmohet jo veç në numrat që janë në Kuvend por edhe në projektet afatgjate që janë planifikuar”, ka thënë ajo në një konferencë për medie, gjatë vizitës në Pejë.

Më tutje, Osmani  ka thënë se sheh një partneritet të fuqishëm mes Kosovës dhe vendeve tjera mike.

“Edhe për shkak se e shoh një partneritet të fuqishëm në mes Kosovës e vendeve mike, kur i shoh gjithë këto elemente bashkërisht, nuk mendoj që një gjë e tillë është afër. Jemi të përkushtuar që ta paraqesim Kosovën e cila ofron stabilitet politike që kërkojnë investitorët”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo kurrë nuk e ka pasur problem që të tregojë…