Osmani pyetet për mandatin e dytë: Është herët të flitet, në Kosovë gjerat ndryshojnë shpejt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ende është herët të flitet nëse do të kandidojë sërish për presidente të vendit.
Ajo ka thënë se në Kosovë gjerat ndryshojnë shumë shpejt.
Në një intervistë për emisionin “Click” të “RTV21”, ajo ka thënë se tani fokusin e ka vetëm se si të iu shërbejë qytetarëve dhe Kosovës.
“Është vërtetë shumë herët të flitet për një gjë të tillë, sepse në qoftë se një e kam mësuar përgjatë karrierës sime politike është që gjerat ndryshojnë shumë shpejt në Kosovë. Fokusi im i vetëm është që të iu shërbej qytetarëve të Kosovës me dinjitet përgjatë këtij mandati, asnjëherë duke menduar se si mund të rrjedhin gjerat pasi të përfundoj mandati në prillin e pas dy viteve. Dhe në atë aspekt asnjë vend që e marrim nuk merret duke e marrë për bazë se si mund të përfitojmë diçka pas këtij mandati”, ka thënë Osmani.