Osmani pyetet për sulmet e Kurtit dhe pushtetit ndaj Blerim Isufajt: Drejtojuni atyre
17 tetor 2023
| 11:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit.
Osmani në një konferencë për medie është pyetur nëse i ka ndjekur sulmet politike të kryeministrit Albin Kurti dhe eksponentëve të pushtetit ndaj Isufajt.
“Unë iu lus që ta lexoni paraprakisht dokumentin, ku është vlerësuar procedura e përzgjedhjes dhe do të shihni që ky është një vlerësim tërësisht i pavarur nga vlerësimet e institucioneve tjera. Mua më kanë ardhur një sërë raportesh të cilat e kanë bërë vlerësimin e procedurës, tani çfarë kanë thënë institucionet tjera, duhet t’u drejtoheni me pyetje atyre”, ka thënë ajo.