Osmani pyetet për sulmin e burrit të saj ndaj mediave, ja çfarë u tha gazetarëve

10 shkurt 2022 | 17:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka pranuar të flasë sot lidhur me deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut ndaj mediave në Kosovë.

Teksa është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e bashkëshortit Prindon Sadriu, që ditë më parë i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ajo ka thënë se është jokorrekte që të flitet për këtë çështje teksa ishte në takim me familjarët e dy aktivistëve të vrarë të Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Ajo ka thënë se mediat i kanë lejuar vetëm për të marrë pamje nga ky takim dhe pas këtyre pyetjeve gazetarët janë larguar nga salla ku është mbajtur takimi.

“Jemi në takim, ju kisha lutur. Është tepër jokorrekte ndaj familjeve. Është tepër jokorrekte në raport me familjet. Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin. Keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk keni paralajmëruar që do të vini, ne sërish ju lejuam. Ne je lejuam që të merrni pamje kurse në intervista të tjera flasim. Është ofendim në raport me familjarët që të bëni gjëra të tilla. Me të vërtet është ofendim”, ka thënë Osmani.

Prindon Sadriu përmes një postimi në “Facebook” gazetarët i ka quajtur “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

Kjo pasi janë publikuar shpenzimet e Osmanit për shpenzimet për udhëtime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheqë me 6 drejtori në Komunën…