Osmani: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa ka pritur në takim Jens Erik Grondahl, ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.
Osmani ka njoftuar diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LV-së ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë.
“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar”, ka thënë Ormani.
Ndërsa diplomatët norvegjez kanë falënderuar Osmanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe kanë shprehur gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.
/Epoka e re/