Osmani: Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë

26 shtator 2024 | 15:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë.

“26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç. Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi”, ka thënë Osmani.

Më tutje, ajo ka përkujtuar edhe dëshmorët Valder Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari.

“Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E pranishme në “Vlora Cross Country”, event i organizuar nga…