![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Vjosa-Osmani-1.png)
Osmani: Radhën për anëtarësim në NATO e ka Kosova
11 korrik 2023
| 08:25
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është gëzuar që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka pranuar që Suedia të anëtarësohet në NATO.
Ajo ka thënë se radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina në NATO.
“Radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnje dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Turqia e kishte penguar Suedinë që të anëtarësohet në NATO me arsyetim se “strehon terroristët”.