Osmani, Rama e Ademi lansojnë projektin e integrimit të minoriteteve përmes futbollit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kanë marrë pjesë në lansimin e projektit të mbështetur nga UEFA, e që për qëllim ka integrimin e minoriteteve dhe fuqizimin e futbollit të vajzave/grave.
Në këtë aktivitet krahas KFV Prishtina morën pjesë edhe ekipet nga Graçanica, Shtërpca dhe Brezovica.
“Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave ‘Prishtina’ – Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation.
Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat”, ka shkruar presidenti i FFK-së në Facebook.