Osmani: Raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich.
Në takim u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë.
Presidentja Osmani e falënderoi Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.
Më tej, Osmani ka shprehur bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij.