Osmani reagon pas përleshjeve në Kuvend: Dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë

13 korrik 2023 | 14:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës në mes të disa deputetëve të PDK-së dhe ministrave të qeverisë Kurti.

Osmani ka thënë se dhuna nuk ka vend në Kuvend, të cilin e ka quajtur tempull të demokracisë dhe sipas saj nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik. Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë më 13…