Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron pranë popullit të Gjermanisë

20 dhjetor 2024 | 22:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan për 11 persona të vdekur, kurse 60 deri në 80 të tjerë të lënduar.

Presidentja nëpërmjet një postimi në “X”, ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë në këtë tragjedi.

“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur. Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”, është shprehur presidentja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Prishtinë u mbajt seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit…