Osmani: Reçaku ka nevojë për drejtësi
15 janar 2024
| 12:03
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar drejtësi.
Ajo ka thënë se vetëm drejtësia për masakrën e Reçakut i jep kuptim paqes dhe lirisë.
“Reçaku ka nevojë për drejtësi. Vetëm drejtësia i jep kuptim paqes dhe lirisë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se kjo masakër ndërgjegjësoi botën për këtë krim të tmerrshëm.
Osmani ka thënë se masakra e Reçakut është kthesë e gjithë përpjekjes për liri kundër regjimit të Millosheviqit.
Para mbajtjes së akademisë, Osmani bashkë me ambasadorin William Walker, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca bën homazhe te varrezat në Reçak.