Osmani refuzon të bëhet kryeparlamentare, kërkon MPB-në dhe postin e zëvendëskryeministres?

02 shkurt 2020 | 17:32

Gjendja që po dukej se po shkonte e qetë drejt seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovë ka eskaluar pasdite.

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare.

Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të zëvendëskryeministres.

Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.

Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e kryetares së Kuvendit.

Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK-së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë në pozitat institucionale.

Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur. Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani apo që partia të mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin e fundit për emërimet në pozitat qeveritare. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me…