Osmani: Republika Dominikane mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine
08 maj 2022
| 12:17
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Republikës Dominikane, Luis Abinader, me të cilin ka diskutuar për raportet e dy vendve si dhe për mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror.
Osmani ka thënë se Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine.
“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës tonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.