Osmani: Ritchie Torres, një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan

21 nëntor 2022 | 15:48

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, të cilin e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë.

Në takim me kongresistin Torres, Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan.

Kongresisti Torres ka theksuar se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia e ka thelluar avantazhin 5:1 kundër Iranit në takimin…