Osmani: Roli i grave e ka shtyrë përpara paqen në vendin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur pjesë e kyçe e historisë së Kosovës në të gjitha fazat e saj, gratë në Kosovë.
Në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, presidentja Osmani ka thënë se Kosova e meriton të jetë pikë reference në hartën globale sa i përket angazhimit në drejtim të jetësimit të agjendës për gratë.
“Në bosht të historisë sonë, të popullit tonë, në fazat e ndryshme të saj, si në kohën e rezistencës paqësore ashtu edhe gjatë luftës së UÇK-së, edhe pas luftës në procesin e ndërtimit të paqes, në procesin e shtetndërtimit, edhe sot ndërsa forcojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë roli i grave që ka shtyrë përpara paqen dhe sigurinë në vendin tonë”, ka thënë ajo.