Osmani: Sektori privat do të jetë shtylla më e rëndësishme e ekonomisë tonë
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se sektori privat do të jetë shtylla më e rëndësishme e ekonomisë vendore.
Ajo ka theksuar se Qeveria e saj do të krijojë lehtësirat e nevojshme për bizneset, që ato të jenë shtylla më e rëndësishme e zhvillimit në vend.
“Sektori privat do të jetë shtylla më e rëndësishme e ekonomisë tonë. Programi ynë për Punësim dhe Zhvillim synon t’i zgjidhë problemet e sektorit privat. Për të marrë sugjerime konkrete për nevojat e bizneseve, sot vizitova qendrën tregtare ‘Albi Mall’. Qeveria ime do të krijojë lehtësirat e nevojshme për bizneset, që ato të jenë shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/