
Osmani, Selimit: Duhet ta ndaloni qasjen e akuzave dhe ofendimeve ndaj deputetëve
21 tetor 2020
| 11:36
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë seancës së sotme, e ka kritikuar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, për qasjen jo të duhur sipas saj, ndaj disa deputetëve.
“Njihemi për një kohë të gjatë dhe mund ta merrni këtë sugjerim shumë miqësisht. Duhet ta ndaloni qasjen e akuzave dhe ofendimeve ndaj deputetëve, sidomos kur flasim për një projekt kaq të rëndësishëm sepse siç është Kodi Civil”, ka thënë Osmani.
Osmani i është drejtuar Selimit duke i thënë që “në vend se t’i akuzoni deputetët që nuk e lexojnë kodin, duhet të uleni dhe të punoni bashkë me ta”.