Osmani: Serbët e Kosovës ‘le ta falënderojnë Vuçiqin’ që kanë kryetarë shqiptarë
22 prill 2024
| 17:50
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Këshill të Sigurimit ka folur edhe në lidhje me referendumin e djeshëm, të pasuksesshëm për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.
Për këtë Osmani ka thënë që serbët “duhet ta falënderojnë Vuçiqin”.
“Serbët e Kosovës janë në presion jo nga Qeveria e Kosovës por nga Qeveria e Serbisë. Paramendojeni një politikan serb që la lule në varret e një fëmije të vrarë të pafajshme, e arrestuan dhe e torturuan. Serbët e Kosovës u detyruan të bojkotojnë zgjedhjet, edhe dje për bojkotin për largim të kryetarëve. Që serbët e Kosovës kanë kryetarë shqiptarë në komunat e tyre, për këtë e kanë Vuçiqin për ta falënderuar”, ka thënë Osmani