Osmani: Serbia duhet ta pranojë kryerjen e gjenocidit kundërt shqiptarëve

09 dhjetor 2020 | 12:09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Serbia që t’i kthejë në Kosovë të gjithë trupat e shqiptarëve të vrarë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve dhe Gjenocidit, ajo ka thënë se Kosova duhet ta ngrit zërin për këtë çështje.

“Jemi këtu për ta ngritur zërin tonë për krimin gjenocidal të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Jemi mbledhur për ta ridëshmuar plagën tonë të pambyllur për vrasjen e mbi 13 mijë njerëzve tanë. Për ta ngritur zërin për mbi 1600 të pagjeturit tanë. Ata janë të pagjetur të fshehur nga pasardhësit e regjimit të Millosheviqit”, është shprehur Osmani.

Ajo ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë kryerjen e gjenocidit kundërt shqiptarëve. “Këta persona nuk janë të pagjetur, por të zhdukur me dhunë. Po bëhet thirrje nga Serbia që të mos gjinden kurrë. Ne kërkojmë drejtësi – kthimin e tyre në tokën e tyre, pranë familjeve të tyre. Serbia duhet ta pranojë peshën historike të kryerjes të gjenocidit kundërt shqiptarëve. Ajo duhet t’i përgjigjet thirrjeve të vazhdueshme për të dhënë informata për krimet e kryera. Të heshtim mundemi vetëm kur përkulemi para varreve të tyre, kur përkulemi për t’i nderuar secilën nga kot viktima. Atëherë heshtja kumbon”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se krimi i kryer nuk mund të fshihet dhe që Serbia duhet t’i pranojë të bëmat e saj.

“Jemi këtu sot për të dëshmuar për zërin e pamundur të viktimave të gjenocidit serb të kryer më 1999 që po mbytet çdo ditë. Krimi nuk mund të fshihet dhe fshehja e tij është krim i shumëfishtë. Rrëfimi për gjenocidin serb është i domosdoshëm. Ne duam të dëshmojmë sepse nuk duam dhe nuk do të harrojmë kurrë. Regjimi i sotëm serb në Beograd po i fsheh ende dhe ata vazhdojnë të jenë historia më e trishtë e vendit tonë”, është shprehur ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista amerikane “Forbes”, ka bërë me dije emrat e grave…