Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, bashkë me kryetarin e Kuvendit , Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe dhe nderuar të rënët e masakrës në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.
Me rastin e 23 vjetorit të kësaj masakre, Osmani ka thënë se është një ditë me dhimbje të madhe për të gjithë Kosovën sepse shumë civilë, martirë, dhe dëshmorë kanë rënë për lirinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se po kujtojnë këtë sakrificë të madhe pa të cilën liria jonë do të ishte e pamundshme.
“Liria jonë do të jetë e plot atë ditë kur do të këtë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht këta që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë, edhe sot përsëritim thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare, që mos t’i fsheh kriminelet, që ta pranojë fajin dhe të kërkoje falje”, ka thënë ajo. /kp/