Osmani: Shëndeti mendor të trajtohet si prioritet nacional

11 dhjetor 2024 | 15:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se të mërkurën ka mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Osmani ka thënë se çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacionale.

“Mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut. Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional. Prandaj dje, kam mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir…