Osmani shfaqet në Rahovec me një kalavesh rrushi në dorë, fton qytetarët që ta vizitojnë ‘Hardh Fest’-in (video)

01 shtator 2023 | 14:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nga Rahoveci ndjekësit e saj në “Facebook”, duke i ftuar që ta vizitojnë këtë qytet dhe festivalin “Hardh Fest”, hapjen e të cilit e ka bërë ajo.

Ajo shihet me kalavesh rrushi në dorë, duke treguar se ndodhet në “kryeqytetin e bujqësisë dhe kryeqytetin e rrushit”.

“Rahoveci i ka dhënë shumë Republikës së Kosovës. Njerëzit e vyer, njerëzit punëtorë me duar të arta e kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë një pjesë të madhe të Republikës sonë nëpërmjet punës së tyre të palodhshme, prandaj qytetarët e kësaj anë kanë nevojë për përkrahjen tonë të vazhdueshme. Do të bashkëpunojmë bashkë edhe me ministrin e bujqësisë që të rritet kjo përkrahje”, ka thënë Osmani.

Më tutje, ajo ka treguar se gjatë festivalit “Hardh Fest” do të ketë një program të jashtëzakonshëm, program arti, program muzike, maratona, e shumëçka tjetër për të gjitha moshat.

“Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj që gjatë këtyre tre ditëve do ta vizitoni Rahovecin deh Hardh Fest-in”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit janë…