Osmani shkarkohet nga pozitat udhëheqëse në LDK

20 qershor 2020 | 20:33

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti.

Osmani ishte anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së vendosi ta shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili këtë vendim e ka quajtur skandaloz.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.

E postin e nënkryetarit të LDK-së pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Avdullah Hoti.

https://www.facebook.com/785601078186396/posts/3081915195221628/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka dhënë detaje  për vetëvrasjen…