Osmani: Shkëndija ka forcë për ta kaluar Rosenborgun
Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe sulmuesi Besart Ibraimi kanë folur para medieve për pritjet nga ndeshja e të enjtes me Rosenborgun.
Kuqezinjtë të enjten kanë para vetes ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit, kur skuadra do të diskutojë hyrjen në grupet e UEFA Europa League. Shkëndija u mund 3:1 nga kampioni i Norvegjisë, Rosenborgu në takimin e parë të play offit, ndërsa tani ekipi ka nevojë për fitore 2:0 për të prekur suksesin më të madh në histori.
“Ne në skuadër sigurisht se jemi optimistë dhe jemi të bindur se negativa nga ndeshja e parë me Rosenborgun mund të anulohet. Shkëndija ka forcë për ta kaluar skuadrën e Rosenborgut dhe të hyjë në grupet e UEFA Europa League. Jemi të gatshëm për gjithçka, do luajmë të marrim më të mirën, por ekipi besoj është gati edhe për vazhdime apo edhe penalti”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.