Osmani: Shkëndija synon fazën e grupeve në Ligën e Evropës
16 gusht 2018
| 12:32
Skuadra e Shkëndijës nga Tetova është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por tash do të luajë në Ligën e Evropës.
Shkëndija në ndeshjen kthyese pësoi humbje 0-1 nga Red Bull Salzburgu, kurse trajneri Qatip Osmani ka lavdëruar lojën e skuadrës së tij, kurse bëri me dije se synon fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
“Në ‘play-off’ të Ligës së Evropës me shumë gjasa do të përballemi me Rosenborgun. Bëhet fjalë për skuadër kualitative e cila kohët e fundit nuk është në nivelin e dikurshëm dhe mendoj se në këtë moment ne mund t’i kërkojmë shanset tona për hyrje në fazën e grupeve”, ka thënë Osmani.