Osmani shkon në Uashington, takohet me senatorin republikan, Thom Tillis
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ajo ka njoftuar se sot (e enjte) është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se “paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim ku ShBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”.
“Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. ShBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.