Osmani shkon për t’ia uruar Kurtit postin e kryeministrit
25 mars 2021
| 14:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmanin.
Sipas njoftimit të qeverisë, Osmani e ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën e re, duke i dëshiruar atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.
“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë”, është theksuar në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.