Osmani shkruan për takimet që pati me liderë nga mbarë bota në konferencën globale për ndryshime klimatike
Me ftesë të presidentit të Emirateve, Kosova, për herë të parë në historinë e saj, mori pjesë në nivel të kreut të shtetit në konferencën globale për ndryshime klimatike, COP28.
“Mikpritje e përkrahje e jashtëzakonshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, takime me liderë nga mbarë bota e thellim i bashkëpunimit. Përveç takimit me Lartmadhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, kisha mundësinë të takoj e të bashkëbisedoj edhe me të deleguarin e Presidentit Biden, ish-Sekretarin Kerry, Presidentin e Indonezisë, Presidentin e Kenias, Presidenten e Komisionit Evropian, Presidentin e Surinamit, Mbretin e Lesotos, Presidenten e Sllovenisë, Presidentin e Bullgarisë, Presidentin e Nigerisë, Kryeministrin e Shqipërisë, Kryeministren e Danimarkës, Kryeministrin e Eswatinit, Kryeministrin e Çekisë, Kryeministrin e Antigua dhe Barbuda, Kryeministrin e Suedisë, Kryeministrin e Sao Tome dhe Principe, Kryeministrin e Libanit, Zv. Presidentin e Gambisë, Drejtoreshën Ekzekutive të MCC-së, Administratorin e UNDP-së dhe liderë të tjerë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se krahas takimeve, prezantuan vizionin e Kosovës përmes projekteve inovative dhe partneriteteve me aleatë ndërkombëtarë për t’i tejkaluar me sukses sfidat klimatike, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë.