Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul
30 tetor 2022
| 08:56
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.
“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut.
U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.