Osmani: Shteti i Kosovës mban vulën e familjes Jashari
05 mars 2023
| 13:20
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK”-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998.
Osmani ka thënë se ajo ngjarje e ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës dhe “i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull”.
“Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh”, ka thënë ajo, duke shtuar se “ne u detyrohemi atyre”.
“Do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë”, ka thënë presidentja Osmani.