
Osmani: Shteti të mos ketë hise në biznese
04 shtator 2019
| 16:52
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë se duhet t’i jepet fund praktikave ku shteti ka hise në biznese, teksa ka bërë me dije se shumë shpejt do të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie.
Ajo gjatë një vizite në Parkun e Bizneseve në Drenas, ka thënë se bizneset duhet të kenë barazi para ligjit dhe se duhet të eliminohet çdo pengesë dhe barrierë për ta.