Osmani shtron drekë për ministren e jashtme të Finlandës
05 shtator 2024
| 13:27
Pesidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar drekë për ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Gjatë ditës, kryediplomatja finlandeze është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku bashkërisht kanë mbajtur edhe një konferencë për medie.
Ajo, pas kësaj dreke, pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.