Osmani: S’ka normalizim raportesh me Serbinë pa u mbyllë plaga e të pagjeturve
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë pa u mbyllur çështje e të pagjeturve.
Ajo në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka bërë homazhe tek obelisku i personave të pagjetur, duke thënë se nuk mund të ketë paqe të vërtetë pa paqe shpirtërore në familjet që i kanë edhe 20 vjet pas luftës familjarët e zhdukur.
20 vjet pritje. Sot e çdo ditë, e themi para gjithë botës se nuk do të ketë qetësi dhe se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat, derisa plagët në zemrat e nënave tona të jenë të hapura; nuk mund të ketë paqe të vërtetë ndërmjet nesh, pa paqe shpirtërore tek secila familje në Kosovë, që edhe 20 vjet pas luftës ka familjarë të zhdukur”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/