![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/osmani-6.jpg)
Osmani: Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës
16 janar 2023
| 13:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim krye diplomaten e Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila është duke qëndruar për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
“Sot, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj.Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.