Osmani sot bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

17 prill 2023 | 08:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit, në 24-vjetorin e masakrës në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër.

Ajo fillimisht do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek, më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli në Poklek.

Qëndrimi i saj në këtë fshat është paralajmëruar për në orën 11:00.

Ndërsa më pas, në orën 12:00, presidentja Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Zyra…