Osmani sot bën homazhe në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër
17 prill 2024
| 08:11
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë nga ora 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Drenasit.
Osmani homazhet në Poklek do t’i bëjë në nderim të masakrës së kryer nga forcat serbe, të cilat vranë dhe masakruan 53 civilë shqiptarë të paarmatosur.
E para e shtetit më pas nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në Çikatovë të Vjetër, ku sot shënohet përvjetori i 25-të i kësaj masakre, në të cilën u vranë dhe u masakruan 24 shqiptarë.