Osmani sot dorëzon flamurin për ekipin olimpik të Kosovës
15 korrik 2024
| 10:30
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do të organizojë ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës.
Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike.
Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht. Ceremonia e dorëzimit do të filloj nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Gërmisë.