
Osmani sot i dekoron me medalje pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia
21 shkurt 2023
| 08:33
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’i dekorojë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë që u kthyen mbrëmë nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Kujtojmë se mbrëmë me të arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ata u pritën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Pjesëtarët e FSK-së sapo janë kthyer në Kosovë janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti.