Osmani sot për vizitë zyrtare në Vatikan

23 janar 2023 | 09:07

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, presidentja Osmani do të pritet edhe nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ndarjes së titullit "Qytetar nderi" për Gjeto…