Osmani sot pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
20 maj 2024
| 07:49
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.
Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00 në kabinetin e presidentes.
“Në orën 09:30 presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.