Osmani sot takohet me Edi Ramën, flet në Kuvend

17 dhjetor 2020 | 08:09

 

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur dje vizitën zyrtare treditore në Shqipëri, teksa është pritur në takim nga presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë politikë.

Osmani i dorëzoi presidentit Ilir Meta një dhuratë simbolike nga gratë e Kosovës që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

Gjatë ditës së sotme Osmani do t’i vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disaminutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

 

Agjenda:

 

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka…