Osmani: Srebrenica, simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi
11 korrik 2024
| 12:03
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përkujtim të 29-vjetorit të masakrës në Srebrenicë, ka thënë se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi.
“Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Osmani ka thënë se në Ditën memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojnë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura.